Një tjetër gazetar humb jetën si pasojë e një sulmi të armatosur

Një tjetër gazetar humb jetën si pasojë…

Një gazetar afgan është qëlluar për vdekje, si pasojë e një sulmi në provincën qendrore të Ghor.

Bismillah Aimaq, kryeredaktori i një radio lokale është gazetari i pestë që u vra në Afganistan në dy muajt e fundit.

Sipas BBC, Aimaq i mbijetoi një sulmi që iu bë një muaji më parë. Aktivistët afganë për të drejtat dhe figurat pro-qeveritare gjithashtu janë shënjestruar kohët e fundit.

Për shumë nga incidentet, zyrtarët kanë akuzuar Talibanët se janë përgjegjës për shumicën e vrasjeve.

Ata kanë tërhequr dënime nga KB, NATO dhe Bashkimi Evropian.

Bisedimet midis kryengritësve dhe qeverisë Afgane do të rinisin javën e ardhshme, megjithëse dhuna ka vazhduar gjatë diskutimeve të tyre.

Të dy palët kanë bërë një përparim në çështjet paraprake, por ende nuk kanë filluar të diskutojnë një armëpushim ose marrëveshje për ndarjen e pushtetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit