"Më provokoi vetë"/ 42-vjeçari përdhunon të miturën pranë stacionit të policisë në Greqi

“Më provokoi vetë”/ 42-vjeçari përdhunon të miturën…

Disa metra larg Drejtorisë së Hetimeve Kriminale, 42-vjeçari Ioannis Sofianidis, ka përdhunuar një 12-vjeçare.

Sipas mediave vendase, Sofianidis ka nxjerrë perversitetet e tij të sëmurë mbi të miturën në një rrugicë pesë minuta larg Omonia-s, pas stacionit të autobusëve të KTEL-it në Kifissos ku nuk ka trafik gjatë natës.

Ai nuk nguroi të fajësonte 12-vjeçaren për përdhunimi duke thënë se ajo e kishte provokuar vetë. 

Vajza 12-vjeçare po më sfidonte, ishim pas autobusit të Kifisos. Nuk kam asnjë lidhje me të akuzuarin tjetër. Fëmija më bënte presion që të takohesha. Unë kam qenë me të disa herë.“-thotë ai në dëshminë e tij.

Ngjarja u zbulua disa ditë më parë nga tezja e së miturës e cila kishte vënë re sjelljen e saj të dyshimtë dhe në momentin që i kishte marrë telefonin kishte zbuluar të gjitha mesazhet, fotot dhe videot e shkëmbyera me 53-vjeçarin i cili dyshohet se fillimisht e ka përdhunuar të miturën në disa raste dhe më pas ka nisur ta prostituojë te klientë të ndryshëm kundrejt pagesës. Ajo që e bën ngjarjen edhe më të rëndë është zbulimi se dhe nëna e 12-vjeçares rezultoi e përfshirë në prostituimin e së bijës pasi nga mesazhet e shkëmbyera me 53-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij ajo ka kërkuar shpesh shuma të ndryshme parash në këmbim të heshtjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit