Tragjedi pas tragjedie: Një tjetër jetë e humbur, shkon në 10 numri i elektricistëve të vdekur në 2026

Tragjedi pas tragjedie: Një tjetër jetë e…

Një tjetër elektricist ka humbur jetën në krye të detyrës në Shqipëri. Viktima e radhës është një 34-vjeçar nga Shkodra, i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po riparonte një defekt në një shtyllë elektrike në fshatin Bardhaj.

Vdekja e tij e çon në 10 numrin e elektricistëve që kanë humbur jetën gjatë punës në Shqipëri që nga fillimi i vitit 2026. Vetëm pak ditë më parë, mediat raportuan për nëntë viktima në harkun e 10 muajve, nga rasti i parë në Lezhë deri te ngjarja e fundit në Vlorë. Tashmë, bilancit tragjik i shtohet edhe 34-vjeçari nga Shkodra.

Pas çdo rasti qëndron një jetë e humbur dhe një familje e tronditur, ndërsa përsëritja e këtyre ngjarjeve ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë gjatë ndërhyrjeve në rrjetin elektrik dhe kushtet në të cilat punonjësit kryejnë detyrën e tyre.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, 34-vjeçari, me inicialet A. N., është dërguar rreth orës 20:36 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, por ka mbërritur pa shenja jete.

Dyshohet se ai ishte thirrur nga disa familje për të riparuar një defekt dhe për të rikthyer energjinë elektrike, jashtë orarit të punës dhe pa njoftuar dispeçerinë e OSHEE-së.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 20:36, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është dërguar pa shenja jete shtetasi A. N., 34 vjeç, me detyrë elektricist i zonës.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se 34-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, gjatë kohës që po kryente riparimin e një defekti në një shtyllë elektrike, pasi ai ishte thirrur jashtë orarit të punës nga disa familje, të cilat kishin mungesë të energjisë elektrike, në fshatin Bardhaj, por pa njoftuar dispeçerinë e OSHEE-së.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit