Një tjetër këshilltar socialist dorëhiqet/ Çfarë po ndodh me të besuarit e Veliajt

Një tjetër këshilltar socialist dorëhiqet/ Çfarë po…

Një tjetër këshilltar socialist në Këshillin Bashkiak të Tiranës është dorëhequr pas vendimit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Raportohet se pas Genta Mezinit, e cila u dorëhoq pa dhënë arsyet, por duke shkruar në rrjetet sociale “boll me përbindëshit”, një tjetër këshilltar, Ervin Mete, ka paraqitur dorëheqjen.

Mete, i cili mban edhe funksionin e kreut të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, raportohet se ka dhënë dorëheqjen pas datës 17 maj, ditë kur u ndërhy forcërisht për shembjen e Teatri.

Mete, iu bashkua socialistëve pasi më parë ishte pjesë e G 99, formacion politik që u krijua nga Erion Veliaj dhe ku bënte pjesë edhe Elisa Spiropali.

Dorëheqjet e këshilltarëve socialistë vijnë në një kohë kur SPAK po heton shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, akt kz që tensionoi skenën politike, por solli edhe një reagim të fortë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

/Boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit