Një tjetër kryebashkiak i PS bie në duart e SPAK

Një tjetër kryebashkiak i PS bie në…

Një tjetër kryebashkiak i Partisë Socialiste në “duart” e SPAK. Adriatik Mema, i cili është kryebashkiaku i Skraparit është kallëzuar penalisht për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”. Kallëzimi kundër tij mësohet se është bërë nga dy qytetare të Skraparit, shtetaset: Adriana Qevani dhe Miranda Bakiasi.

Sipas kallëzimit panal të depozituar në SPAK, kryebashkiaku Mema ka favorizuar nëpërmjet mosveprimit Shoqërinë “Topi – Eki” sh.p.k. dhe shtetasin Anesti Topi, të cilët po ashtu janë kallzuar në SPAK dhe akuzohen për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”. Kryebashkiaku Mema ka lejur shtetasin Anesti Topi, të shkatërroj një parcelë toke prej 5.3 ha tokë pyll 50 vjeçar me dru AHU dhe Panjë, të ndodhur në Komunën Leshnje, Skrapar. Sipas kallëzuesve, kjo tokë po zhfrytëzohet në mënyrë të kundraligjshhme dhe të padrejtë nga të kallzuarit shoqëria “Topi – Eki” sh.p.k. dhe shtetasi Anesti Topi, të cilët janë favorizuar nga institucionet ligjzbatuese por edhe nga ana e Bashkisë së Skraparit.

Adriatik Mema është ” preja” e radhës që bie në duart e drejtësisë nga socialistët. Nga kampi rozë, gjithnjë e më shumë po shtohen abuzuesit e pushtetit. Nën hetim janë kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla, ai i Kamzës Rakip Suli, “peshku i madh” i Tiranës Erion Veliaj i cili deri tani po mbrohet nga pushteti qendror për mehaaferën e shekullit, inceneratorin e Tiranës. Ndërsa në qeli janë ish kryebashkiakët Vangjush Dako apo edhe Safet Gjici.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit