Një tjetër luftë?! Korea e Veriut do të shpall Korenë e Jugut si “shtet armik”

Një tjetër luftë?! Korea e Veriut do…

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka thënë se bashkimi me Korenë e Jugut nuk është më i mundur dhe se kushtetuta duhet të ndryshohet për ta cilësuar atë si “armikun kryesor”. Kim tha gjithashtu se tre organizata që merren me ribashkimin do të mbyllen. Këto deklarata ngrejnë pikëpyetje nëse një luftë e re është në horizont.

Ky vendim për të hedhur poshtë një bashkim paqësor mes Koreve, vjen pas tensioneve gjithnjë e në rritje. Kim ka rritur në mënyrë aktive partneritetin e tij me Moskën dhe Pekinin, për të krijuar një front të bahkuar kundër Uashingtonit.

Presidenti i Koresë së Jugut tha se do të përgjigjet “shumë herë më fuqishëm” ndaj çdo provokimi nga Veriu, raporton BBC.

Dy Koretë janë ndarë që nga përfundimi i Luftës Koreane në 1953. Ata nuk nënshkruan një traktat paqeje dhe prandaj kanë mbetur teknikisht ende në luftë që atëherë.

Në një fjalim të mbajtur në Asamblenë e Lartë Popullore, Parlamenti i Koresë së Veriut, Kim tha se kushtetuta duhet të ndryshohet për të edukuar koreano-veriorët se Koreja e Jugut është “armiku kryesor dhe armiku kryesor i pandryshueshëm”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit