Një tjetër makinë bie në lumin Lana te rrethi i Shkozës, lëndohet shoferi

Një tjetër makinë bie në lumin Lana…

Një aksident automobilistik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në afërsi të rrethit të Shkozës, ku një automjet ka rënë në lumin Lana, për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i tij.

Sipas Policisë 35-vjeçari me inicialet F. H., teksa ka qenë duke drejtuar automjetin rreth orës 05:30, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e përfunduar në lumë. Për pasojë ai ka marrë disa lëndime dhe është dërguar në spital për të marrë kurimin e nevojshëm, teksa në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave.

Kujtojmë se një ditë më parë, një automjet i forcave të Policisë përfundoi gjithashtu në lumin Lana në afërsi të rrethrrotullimit të Shkozës, duke lënë të lënduar dy efektivë të forcave Shqiponja.

Shpejtësia tej normave të lejuara por edhe lagështia në rrugë, dyshohet të jenë shkaktarë të këtyre dy aksidenteve, të cilat fatmirësisht kanë kaluar pa pasoja në njerëz.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit