Një tjetër pamje e qartë e vrasësit të Ardian Nikulajt, ky është portugezi Ruben Saraiva

Një tjetër pamje e qartë e vrasësit…

Është publikuar një pamje më e qartë e personit kryesor të dyshuar si vrasësi i Ardian Nikulaj. Ruben Saraiva, shtetasi portugez, ka tiparet e një burri zeshkan, trupmadh, flokët e gjata dhe në formë kaçurrela si dhe një mjekërr të dendur, shoqëruar nga tipare të tjera të errta.

Nga informacionet e pakta që qarkullojnë, ai njihet për pasionin e tij ndaj motorrëve, ndërkohë që mediat portugeze e kanë cilësuar si një mercenar. Ai dyshohet se ka jetuar për mbi dy muaj në banesën e Edmond Haxhisë në fshatin Kakarriq, por herë pas here shkonte dhe në Shkodër dhe Lezhë.

Ndërkohë një faqe në rrjetin social Tik Tok, me emrin e Ruben Saraiva, ka publikuar fotot e shpërndara nga mediat shqiptare ku thotë se nuk është ky vrasësi. Madje ai ka ofenduar edhe mediat për raportim të gabuar dhe të rremë të lajmeve. Ndërkohë Policia e Shtetit është e sigurtë se vrasësi është Ruben Saraiva. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe pritet të zbulohen të tjera të dhëna që do të çojën në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit