Një tjetër person me COVID humb jetën

Një tjetër person me COVID humb jetën

Një tjetër person i infektuar me COVID, i shtruar në spitalin Infektiv, ja humbur jetën.

Viktima mësohet se është një 42-vjeçar, i cili ishte transferuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” te “Infektivi”.

Ai ishte lëvizur për shkak të komplikacioneve të rënda në frymëmarrje.

I sëmuri vuante nga sëmundje të mëhershme të pulmonit.

Më herët, në bilancin ditor të COVID, Ministria e Shëndetësisë njoftoi dhe 4 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21 vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid-19.

Gjendja e saj u rendua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor,

e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë.

Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49 vjeçare nga Kruja,

e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar.

Ata nuk e kanë fituar dot betejen me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mëdha qe po bën stafi mjekësor”,- njoftoi MSH.

Me rastin e fundit, numri i personave me COVID që e kanë humbur betejën me virusin rritet në 102.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit