Një trup i pajetë gjendet në liqenin e Pogradecit, pushuesi: Dukej se kishte disa ditë që ishte mbytur

Një trup i pajetë gjendet në liqenin…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Pogradec. Pranë bregut të liqenit është gjetur një trup i pajetë. Sipas dëshmisë së një qytetari i cili ka kontaktuar për JOQ Albania, trupi dukej se kishte disa ditë që ishte mbytur. Pasi  ishte i zbehtë dhe në gjendje të rënduar. Pamjet tronditëse kanë shkaktuar shqetësim të madh tek pushuesit që ndodheshin në plazh në ato momente.

Pershendetje JOQ! Sot ne liqenin e Pogradecit u gjet nje trup i pajete rreth oreve te paradites. Personi ne fjale kishte dite qe ishte mbytur, trupi ishte i zbehte. U krijua nje skene tronditese per personat ne plazh pasi trupi ishte prane bregut. U njoftua policia dhe punonjësit e morgut te cilet e moren trupin. Nuk dihet ende shkaku. Keto janë dhe fotot nga vendi i ngjarjes”, shkruan qytetari për JOQ Albania.

Menjëherë pas konstatimit të trupit, është njoftuar policia dhe shërbimi i morgut, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë transportimin e trupit. Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo shkaku i saktë i vdekjes, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit