Një vajzë u bë “mollë sherri”/ Dy shqiptarë goditën me thika në Greqi, njëri përfundon në spital

Një vajzë u bë “mollë sherri”/ Dy…

Dy shqiptarë janë rrahur me njëri-tjetrin në Larisa të Greqisë. Mësohet se dy 37-vjeçarët kanë bërë sherr për një grua, pasi të dy e pëlqenin atë.

Siç raporton “Protothema.gr” dy shokët u zunë dhunshëm pasi të dy ata donin të lidheshin me të njëjtën vajzë dhe xhelozia degradoi deri në përdorimin e thikës.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Larisa dhe njeri prej tyre përfundoi në spital, pasi ka marrë plagë të rënda.

Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoku i tij është vënë në pranga.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit