Një virus vdekjeprurës që prek bagëtitë identifikohet në Evropë

Një virus vdekjeprurës që prek bagëtitë identifikohet…

Sëmundja hemorragjike epizootike, e cila mund të jetë fatale tek gjedhët, është zbuluar për herë të parë në Evropë. Ardhja në kontinentin tonë e një specie mushkonjash përmes së cilës transmetohet virusi është “pasojë e ndryshimeve klimatike”, tha agjencia franceze e shëndetësisë.

Rastet e para të kësaj sëmundje virale, e cila nuk është e transmetueshme te njerëzit, u zbuluan në vjeshtën e vitit 2022 në Sardenjë dhe më pas në Siçili. Shpërthimet e sëmundjes vdekjeprurëse u identifikuan më pas në Andaluzi, Spanjën jugore.

Tek gjedhët, sëmundja potencialisht fatale shkakton ethe, anoreksi, çalim dhe shqetësime në frymëmarrje”, tha agjencia franceze. 

Sëmundja hemorragjike epizootike u regjistrua për herë të parë në vitin 1955 tek drerët në Virxhinia, SHBA. Në vitet në vijim virusi u përhap në Azi, Australi dhe Afrikë.

“15 vjet më parë nuk e imagjinonim që sëmundja mund të arrinte një ditë në Evropë. Përhapja e saj është një pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimit të klimës që lejon mushkonjat vektore të mbijetojnë në zonat (evropiane)”, tha studiuesi Stefan Ziedara.

Hipoteza më e mundshme është se mushkonjat kaluan Mesdheun duke u favorizuar nga era. Ndërkohë për këtë virus nuk ka vaksinë. /Zougla

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit