Një vit nën pushtimin rus, Ukraina e "feston" duke nxjerr një kartëmonedhë të re

Një vit nën pushtimin rus, Ukraina e…

Të premten e 24 shkurtit, mbushet një vit nga sulmi ushtarak i parë që Rusia bëri ndaj Ukrainës. Plot 365 ditë nën zhurmën e raketave, tanqeve, armëve dhe shpërthimeve, ukrainasit kanë vendosur t’i kujtojnë ndryshe. Me rastin e 1 vjetorit të rezistencës, në Ukrainë do të prezantohet një kartëmonedhë e re.

Banka qendrore e vendit ka zbuluar modelin e kartëmonedhës 20 hryvnia, e cila ka një simbol të veçantë. Në të janë vizatuar tre ushtarë që ringrenë flamurin kombëtar dhe dy duar të lidhura nga ana tjetër.

Andriy Pyshnyi, guvernator i Bankës Kombëtare të Ukrainës, tha se kjo copë e vogël letre përshkruan “një vit emocionesh, modelesh, përmbajtjesh dhe gjërash ikonike”. Mesazhet janë të qarta dhe simboli po ashtu mjaft domethënës.

Kartëmonedha 20 hryvnia, është e barazvlefshme me 60 lekë në Shqipëri dhe 50 cent në Europë. Ndonëse vlera e saj është e vogël, ukrainasit kanë vendosur t’i mbështeten fort simboleve të tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit