Një vit nga vrasja e Gjyriqit, Artan Hoxha: Të gjithë në Tropojë e dinë kush fshihet pas këtij ekzekutimi të bujshëm, autorët e vëzhguan se e dinin që nuk ruhej, s’kisha pikë dyshimi që s’do zbardhej

Një vit nga vrasja e Gjyriqit, Artan…
Gazetari Artan Hoxha ka kujtuar sot vrasjen e Guxim Gjyriqit, një vit pas ndodhjes. Në një status në Facebook, Hoxha ka publikuar fotot e Gjyriçit dhe shkruan se e dinte shumë mirë, që edhe një vit pas ekzekutimit, autorët e kësaj ngjarjeje nuk do të zbardheshin.

Sipas Hoxhës, të gjithë në Tropojë e dinë se kush e ka bërë këtë krim, por që autoritetet nuk e kanë zbardhur. Gazetari shton se autorët e ngjarjes e kanë mbajtur nën vëzhgim viktimën dhe e dinin që ai nuk ruhej.

“Nje vit me pare, në mbremjen e 5 janarit 2020, Guxim Gjyriçi, 47 vjeç, baba i dy djemve dhe nje vajze, u ekzekutua pas shpine, në ambjentet e karburantit të vet.  Guximi sapo kishte mbyllur barin, qe ndodhet brenda karburantit, dhe po drejtohej per në banese, diku 60-70 metra larg.

Vrasesit e kane mbajtur në vezhgim viktimen, e dinin se nuk ruhej dhe kane perfituar nga fakti qe ai ka qene i vetem. Menjehere pas ngjarjes, autoret jane pare te largohen me dy autovetura nga qyteti i Bajram Currit, për të mos u gjendur edhe pas nje viti nga agjensite e zbatimit të ligjit…

Nuk kisha pike dyshimi, para nje viti, ndersa deklaroja ne media se vrasesit e Guximit nuk do te zbuloheshin edhe pse sot në Tropoje, jane te qarte kush fshihet pas kesaj ngjarje…,”– shkruan Hoxha krah fotove të Gjuriçit.

Si u vra Guxim Gjyriqi?

Guxim Gjyriqi, biznesmen dhe djali i tezes së Fatmir Haklajt u ekzekutua me armë zjarri në hyrje të karburantit dhe restorantit të tij në Tropojë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 janar të vitit të kaluar rreth orës 23:32, në momentin që Gjyriqi ka dalë nga restoranti i tij. Kamerat e sigurisë filmuan makinën e autorëve që largohej me shpejtësinë e dritës pasi vranë biznesmenin e njohur në zonë.

Guxim Gjyriqi njihej në zonë si një njeri i qetë, pa probleme dhe pa precedentë penalë, kështu që pistat ku u hetua ishin dy: konflikte të kohëve të fundit dhe konkurenca për shkak të bizneseve të tij. Gjyriqit iu zbulua dhe një lidhje gjaku me Fatmir Haklajn, të cilin e kishte djalë tezje, por ende nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit