Një vit pa Hueyda el Saied, bashkëshorti i saj prek me fjalët

Një vit pa Hueyda el Saied, bashkëshorti…

Ka kaluar një vit nga ndarja nga jeta e artistes së njohur shqiptare Hueyda el Saied për shkak se vuante nga një sëmundje të rëndë.

Bashkëshorti i saj Thierry, ka postuar një video në Instagramin e saj. Në video shfaqen mometet më të bukura familjare. Në mbishkrim ai shkruan se atij dhe Gabrielit u mungon shumë.

Pas ndarjes nga jeta të artistets, bashkëshortin e saj e kemi parë shpesh herë të bëjë dedikime për të. Ai kujdeset tashmë për të voglin Gabriel, për të cilin ka marrë zyrtarisht edhe atësinë një vit para se Hueyda të ndahej nga jeta.

“Na mungon shumë…!! Një vit ka kaluar pa dëgjuar zërin tënd, pa dëgjuar të qeshurën tënde, pa parë buzëqeshjen tënde… por je ende në zemrat tona, në mendjet tona, në shpirtrat tanë përgjithmonë! Të duam, Gabriel & Thierry”, ka shkruar ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit