Një vrasës serial që shëtit rrugëve, Dan Hutra plagosi edhe një grua me thikë në Astir

Një vrasës serial që shëtit rrugëve, Dan…

Një njeri i vetëm traumatizoi të gjithë Tiranën këtë të mërkurë dhe ende është i lirë. Dan Hutra, përpara se të kryente krimin e rëndë në Paskuqan, ka plagosur me thikë një grua në Astir. Bëhet me dije se 40-vjeçari ka plagosur shetasen Marjana Gurakuqi, e dyshuar si ish e dashura e tij.

Dan Hutra ka shkuar në Astir për të dhunuar ish të dashurën, më pas e ka plagosur dhe i ka marr një shumë të konsiderueshme parash. Fatmirësisht Marjana Gurakuqi është jashtë rrezikut për jetën, duke i shpëtuar agresionit të Hutrës.

Më pas 40 vjeçari është nisur drejt Paskuqanit, aty ku në banesën e ish-gruas ka hapur zjarr me kallashnikov. Bilanci tragjik nga duart e Dan Hutrës janë 2 gra të vrara dhe tre të plagosura.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit