Një zarf hyn brenda shtëpisë | Fifi shpërthen në lot

Një zarf hyn brenda shtëpisë | Fifi…

Tejet të shqetësuar u paraqitën banorët mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e BBV pasi këngëtares Filloreta Raçi i ra të fikët gjatë transmetimit Live. Një zarf ka hyrë mbrëmjen e sotme në shtëpinë e BBV, ku si shenjë falënderimi ndaj reagimit të djeshëm të tyre, iu njoftua një surprizë.

“Duke parë se sa zemërgjerë jeni treguar me situatën mbrëmë në spektakël, Big Brother ka vendosur që ju të kaloni një natë sa më të mirë, një natë me motive latine”, shkruhej në zarfin e lexuar nga Iliri për banorët.

Menjëherë Fifi ka shpërthyer në lot, teksa u ndje keq për të gjithë situatën e krijuar ditën e djeshme dhe në fillim nuk deshi të merrte pjesë në këtë festë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit