Një zjarr i fuqishëm përfshin banesat e pabanuara në Durrës (VIDEO)

Një zjarr i fuqishëm përfshin banesat e…

DURRES

Një zjarr i fuqishëm ka rënë këtë mbrëmje në disa ndërtesa të vjetra në qendër të Durrësit.

Mësohet se shkak i këtyre flakëve në disa godina është bërë vendosja e zjarrit në disa kosha mbeturinash dhe që më pas është përhapur edhe nëpër banesat në fjalë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjjen Nr:5 të qytetit bregdetar dhe pranë ngjarjes ndodhen mjaft banesa të banuara, objekte biznesesh etj.

Ndërkohë forca të zjarrëfikëses kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Burimi:Fax News|Përshtati: Gazetaatdheu.com

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit