104 gazetarë të vrarë dhe 520 të burgosur në mbarë botën gjatë vitit 2024

104 gazetarë të vrarë dhe 520 të…

Në vitin 2024, 104 gazetarë u vranë në mbarë botën, më shumë se gjysma e tyre në Rripin e Gazës, sipas të dhënave nga Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve. Kjo është një nga vitet më tragjike për gazetarinë, pas 129 vdekjeve të regjistruara në vitin 2023. Anthony Belanger, Sekretari i Përgjithshëm i ILO-s, e cilësoi këtë periudhë si një “kasaphanë” që po zhvillohet para syve të gjithë botës, duke theksuar se gazetarët palestinezë janë goditur më së shumti, me 55 gazetarë të vrarë vetëm në vitin 2024.

Për shkak të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, Rripi i Gazës është bërë një nga zonat më të rrezikshme për gazetarët, duke tejkaluar rajone si Iraku, Filipinet dhe Meksika. ILO thekson se shumë gazetarë janë shënjestruar me qëllim, ndërsa të tjerë u vranë në “vendin e gabuar në kohën e gabuar”. Pas Lindjes së Mesme, rajoni më i rrezikshëm për gazetarët është Azi-Paqësori, ku janë regjistruar 20 vdekje, ndërsa në Evropë lufta në Ukrainë ka vazhduar të marrë jetët e gazetarëve.

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve gjithashtu ka raportuar se 520 gazetarë janë të burgosur në mbarë botën, me Kinën që ka numrin më të madh të gazetarëve të burgosur, 135. Për të përballuar këto tragjedi, Belanger ka kërkuar mobilizimin e OKB-së për të miratuar një “konventë detyruese për sigurinë e gazetarëve”, në mënyrë që të mbrohen ata gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit