Njerëzit braktisin deodorantët, bien shitjet e produkteve të higjienës prej pandemisë. Por u rrit shitja e...

Njerëzit braktisin deodorantët, bien shitjet e produkteve…

Sjellje të reja po krijohen tek njerëzit, sidomos pas pandemisë së koronavirusit.

Njerëzit, sidomos në kohën e karantinës, dolën shumë pak, për të mos thënë aspak nga shtëpitë.

Por, kjo është përkthyer në më pak shitje të deodorantëve.

Duke zbatuar distancimin social, shitjet kanë rënë, sepse edhe përdorimi i deodorantëve ishte më i vogël.

Njerëzit shkojnë më pak në zyrë, dhe kalojnë më pak kohë me shoqërinë.

Diçka e tillë ka sjellë tkurrjen e shitjeve të produkteve të higjienës, ndërkohë që ka rritur numrin e akulloreve të marra në shtëpi.

Kompania Unilever thotë se ka një tkurrje të kërkesës për artikuj të kujdesit vetjak.

Por, njerëzit po rrinë më shumë brenda dhe po konsumojnë ushqime, më shumë supë apo përdorim të majonezës, dhe kryesisht për ëmbëlsirë preferojnë akulloren.

Sipas Unilever, shitjet e akulloreve u rritën me 15% në muajt e parë të vitit, dhe në periudhën prill-qershor, kjo rritje shkoi në 26%.

Një gjë e tillë sipas kompanisë është shoqëruar me një rënie të shitjeve të akulloreve në vende publike.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit