Njerëzit me ngjyrë kanë më shumë gjasa të vdesin nga Covid-19 se sa njerëzit e bardhë

Njerëzit me ngjyrë kanë më shumë gjasa…

Anëtarët e pakicave etnike në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht burrat dhe gratë me ngjyrë, përballen me një rrezik më të lartë të vdekjes nga Covid-19, sipas të dhënave nga Anglia dhe Uellsi të lëshuara nga Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) të enjten.

Sipas ONS, shkalla e vdekshmërisë nga koronavirusi është 4,2 herë më e lartë për burrat me ngjyrë sesa për burrat e bardhë.

Numrat janë të ngjashëm për gratë me ngjyrë, shkalla e vdekjes së të cilave nga Covid-19 është 4.3 herë më e lartë se për gratë e bardha.

Statistikët e ONS zbuluan se njerëzit me ngjyrë kanë 1,9 herë më shumë të ngjarë të vdesin nga virusi.

“Këto rezultate tregojnë se ndryshimi midis grupeve etnike në vdekshmërinë Covid-19 është pjesërisht rezultat i disavantazhit socio-ekonomik dhe rrethanave të tjera, por një pjesë e mbetur e diferencës nuk është sqaruar ende,” tha ONS në raportin e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit