Njëri shiste kanabis dhe tjetri dhunonte nënën, arrestohen dy persona

Njëri shiste kanabis dhe tjetri dhunonte nënën,…

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të policisë, është arrestuar 29-vjeçari me inciialet B.Ç, pasi akuzohet se tregtonte kanabis. Gjatë kontrolli fizik në mjetin me të cilin udhëtonte, atij iu gjet dhe iu sekuetrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabisi.

Gjithashtu, është arrestuar edhe një 35-vjeçar me inicialet J.K., pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Njoftimi i policisë Tiranë

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Ç., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabisi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. K., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit