Njëri u ”dogj” nga formulari, kush është deputetja që merr mandatin e Tom Doshit

Njëri u ”dogj” nga formulari, kush është…

Deputetja që merr mandatin e Tom Doshit, i cili dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve është Jetmira Rraboshta.

Kjo e fundit do ta ”gëzojë” mandatin e deputetes, vetëm pak muaj, deri në Shtator pasi më pas në parlament do të ulen të zgjedhurit e qytetarëve nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Pas dorëheqjes nga mandati të Tom Doshit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të shpallë “moszgjedhshmërinë” për kandidatin e PSD në Shkodër, Gledis Çeliku, për shkak se ai nuk kishte dorëzuar formularin e dekriminalizimit në vitin 2017.

Në vendimin e KQZ-së thuhej se: “Për shpalljen e mozgjedhshmërisë të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialdemokrate, Qarku Shkodër, z. Gledis Esat Çeliku, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit