Njeriu që vdiq për 90 minuta shpjegon se si është jeta e përtejme

Njeriu që vdiq për 90 minuta shpjegon…

Një burrë që u kthye nga vdekja klinike që zgjati plot 90 minuta ka zbuluar se si është jeta e përtejme. Ai tregon se përvoja mund të kishte qenë aq e frikshme sa truri i tij e ka fshirë plotësisht. 

Alistair Blake, 61 vjeç, pësoi një atak në zemër në janar të vitit 2019, në Australi. Gruaja e tij, Melinda, kur ishte zgjuar e kishte gjrtur burrin e saj pa ndjenja. Ajo u përpoq ta ringjallte për 20 minuta derisa mbërriti një ambulancë. Megjithatë, kur mjekët mbërritën atje, konstatuan se trupi i tij kishte kaluar në vdekje klinike.

Melinda ishte përpjekur të kryente CPR derisa erdhi ambulanca, mjekët ndërkohë vazhduan të punonin ta rikthenin në jetë Blaken. Dhe pas 90 minutash të dëshpëruara, pulsi i tij u rikthye dhe zemra rinisi të punonte, shkruan Ladbible.

Kur përshkruan jetën e përtejme, Alistair thotë se nuk kishte ‘asgjë’, nuk kishte tinguj, zëra apo drita. Ai tha se përvoja ishte aq traumatike sa truri i tij kishte bllokuar gjithçka.

Teknikisht, unë isha i vdekur për 90 minuta. Më kujtohet se shkova në shtrat të shtunën në mbrëmje dhe gjëja tjetër që mbaj mend ishte zgjimi të enjten në mëngjes në një karrocë që shkonte nga ICU në kujdesin koronar. Truri im ka bllokuar plotësisht atë që ndodhi gjatë kohës që un isha pa ndjenja”, tha Alistair. 

Ndërsa shtoi: “Shumë njerëz më pyesin nëse pashë diçka dhe jo, nuk pashë asgjë. Nuk ka drita të ndritshme. Nuk e di se çfarë kishte atje, por nuk më shqetëson kjo, për sa kohë që jam në formë të mirë dhe të shëndetshme.”

Alistair u kthye në shtëpi pas 12 ditësh në spital dhe thotë se përvoja e tij afër vdekjes i ka dhënë atij një qasje krejtësisht të ndryshme ndaj jetës. Pas asaj që kaloi, Alistair reduktoi numrin e orëve që punonte për të parë më shumë miqtë dhe familjen. Ai gjithashtu ushqehet më shëndetshëm dhe gjithashtu bën më shumë stërvitje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit