Njerka godet vajzën 20 herë me okllai druri duke i shkaktuar vdekjen

Njerka godet vajzën 20 herë me okllai…

Në Gjeorgji është arrestuar një çift pasi akuzohen për vrasjen e vajzës 8-vjeçare, Sayra Barros. Vogëlushja u vra nga njerka e saj pasi e goditi për vdekje 20 herë me një okllai druri. Njerka Natiela Barros, 34 vjeç, dhe babai, Cledir Mendes Barros, 37 vjeç, u arrestuan me akuzën për vrasje dhe mizori ndaj fëmijëve.

Mediat e huaja shkruajnë se Natiela e rrahu 8-vjeçaren 10-20 herë me okllai druri dhe nuk e ka dërguar të miturën të merrte kujdesin mjekësor duke bërë që plagët e shkaktuar nga dhuna të rezultonin fatale deri në vdekjen e saj.

Pasi e dhunoi për vdekje vajzën, njerka thirri burrin I cili pa të bijën pa shenja jete. Njerka ishte mërzitur me vajzën dhe për këtë e goditi në shumë pjesë të trupit me okllai druri. Natiela telefonoi bashkëshortin e saj përpara se të njoftonte autoritetet për dhunën që kishte ushtruar mbi vajzën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit