Njerku mban të mbyllur në një hapësirë ​​të errët për javë të tëra, fëmijën 9-vjeçar

Njerku mban të mbyllur në një hapësirë…

Një djalë nëntë vjeçar i mbyllur në një dhomë të errët prej dy metrash katrorë, për javë të tëra u zbulua nga policia belge në Marcinel, Charleroi. Kjo u bë e ditur nga zyra e prokurorit publik në Charleroi, duke theksuar se fëmija mund të ketë qenë i mbyllur për javë.

Nëna dhe njerku i fëmijës u fajësuan për këtë ngjarje dhe për ta u lëshua një urdhër arresti. Sipas raportimeve të mediave belge, autoritetet belge zbuluan fëmijën nëntë vjeçar në shtëpinë e familjes në Marsinel të mërkurën e kaluar pas një ankese.

Aty fëmija jetonte në kushte të mjerueshme. “Ishte në një hapësirë ​​shumë të vogël, dy metra katrorë. Ishte mbyllur atje, në errësirë ​​për javë. Do të kryhen teste më gjithëpërfshirëse për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore në thellësi”, komentoi zyra e prokurorit të Charleroi këtë mëngjes.

Nëna dhe njerku i fëmijës që u arrestuan akuzohen për rrëmbim, privim nga ushqimi, rrahje dhe plagosje dhe trajtim çnjerëzor dhe poshtërues. Dy të pandehurit do të dalin në ditët në vijim përpara gjykatës së Charleroi, e cila do të vendosë nëse do të qëndrojnë apo jo në paraburgim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit