“Njësoj si në komunizëm”/ Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Të na shpronësojnë me çmim tregu

“Njësoj si në komunizëm”/ Banorët e Bërxullës…

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë për të mbrojtur pronën e tyre. Një prej protestuesve është shprehur  se ndërrojnë çdo gjashtë muaj drejtorin e hipotekës dhe secili që vjen ka kërkesa të ndryshme pa vlerësuar dokumentet.

Ai tregoi se punonjësit e hipotekës iu thonë lironi pronat po pa asnjë shpjegim se çdo bëhet me ta.

Çdo 6 muaj ndërrohen drejtuesit e hipotekës, as nuk ndiqet kush penalisht, as nuk jep kush llogari e më thonë liro pronën. Si ta liroj pronën time. I kemi marrë sipas ligjit, e sot jemi në mëshirë të fatit, kërkojmë nga kryeministri urgjentisht.. kjo protestë do marrë masa ekstreme, kërkoj që të fillojnë dialogun. Të vendosin edhe vlerën e pronës, të gjithë leje drejtimi. Akomodimi, si do bëhet? Ku do shkojnë, janë me fëmijë të vegjël, ku do shkojnë. Ja sa është data sot, është dimër, sot do ishim të gjithë në qiell të hapur”, u shpreh ai.

Ndërkohë, një tjetër banor tha se ata pranojnë që të lirojnë pronat nëse shpronësohen me çmim mesatar të tregut. I revoltuar ai u shpreh se qeveria sot po sillet më keq se në kohën e komunizmit.

Kërkojmë një çmim mesatar, të na shpronësohen pronat. Janë 24 viktima në këtë kryqëzim ku jemi ne. Këto janë mësuar me vjedh dhe nuk pushojnë çdo ditë. Avokatia, si e merr në mbrojtje këtë popull. Duam të në mbështesin. Po sindikata tjetër, që është pro. Ore komunizmi et, pikë mbaroi. Nuk vjen ministrja se e ka për turp që të takojë fshatarët, i vjen turp që të vijë te populli i saj”, tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit