Njihet si i ‘forti’ i Shkodrës, për çfarë akuzohet Bledar Cafi që u kujdes të mos linte asnjë gjurmë?

Njihet si i ‘forti’ i Shkodrës, për…

Policia e Shkodrës ka publikuar njoftimin zyrtar për arrestimin e Bledar Cafit, të njohurit ndryshe si i ‘forti’ i Shkodrës. Në njoftim thuhet se 41-vjeçari banues në Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana.

Kjo pasi, Gjykata e Triestes e ka dënuar Cafin me me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”, parashikuar nga Dekreti Presidencial “Për drogat” në Itali.

Njoftimi i policisë Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Buna”, nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana, për kapjen e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.  Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 41-vjeçari i dënuar për veprat penale “Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”.  Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga strukturat e DVP Shkodër u kap dhe u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi Bledar Cafi, 41 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana.

Gjykata e Triestes/Itali, me vendimin e datës 04.06.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”, parashikuar nga Dekreti Presidencial “Për drogat” në Itali. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Bledar Cafi u vu në pranga një ditë më parë. Ai bashkë me kushëririnjtë e tij Gani e Asllan Cafi janë akuzuar për vrasjen e Shyqyri Mustafajt në vitin 2001, por 41-vjeçari nuk është shpallur kurrë i fajshëm pasi hetuesit nuk kanë gjetur mjaftueshëm prova për ta ndëshkuar. Madje kur nuk u provua dot fajësia e tij, u dënua me 14 vjet burg, vetë djali i viktimës, Fatos Mustafajn,

Fatos Mustafaj bëri 6 vjet burg, derisa Prokuroria e Përgjithshme bëri kërkesë në Gjykatën e Lartë për rishikim të vendimit të dhënë, pasi ishin mbledhur prova të reja që fajësonin kushërinjtë Cafi për vrasjen e Shyqyri Mustafajt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit