Njihet si shenjë e zjarrtë dhe e rrezikshme! 4 aftësitë negative të Akrepit

Njihet si shenjë e zjarrtë dhe e…

Akrepët për nga natyra janë enigmatikë, prandaj i duan netët, hijet, ambientet e pandriçuara; çdo gjë e ndritshme dhe e bujshme – i pengon.

Natyra e tyre është e begatë me kontraste, ku ekziston lufta e pandërprerë midis arsyes dhe pasioneve.

Akrepi ka lindur duke i ditur sekretet e jetës dhe tё vdekjes dhe me aftësinë për t’i zotёruar të dyja, ndaj… mund të tallesh me të gjithë, por kurrë mos e bëj provë me një AKREP!

Por si të gjithë shenjat e tjera edhe akrepi ka aftësi negative, teksa disa ndër to do të shpjegohen në vijim.

Xheloz

Akrepat janë një nga shenjat më xheloze dhe posesive të zodiakut. Ajo që është e tyre është vetëm e tyre dhe askush nuk duhet t’i vërë sytë mbi të. Nëse jeni në lidhje me një akrep ose jeni miq të mirë me një të tillë, ata kurrë nuk do të lejojnë që dikush tjetër t’ju afrohet. Edhe nëse e bëjnë këtë, ata do të shikojnë në heshtje të gjithë njerëzit në jetën tuaj dhe do të presin momentin e përsosur kur mund t’i dëbojnë!

Dinak

Një akrep është truri pas çdo të keqeje. Mënyrat e tyre dinake janë të vështira për t’u trajtuar dhe të pamundura për t’u kuptuar. Kështu që, herën tjetër që do të mendoni të sfidoni një akrep, paçi fat!

Manipulues

Akrepat kanë dhuntinë e manipulimit. Ata do t’ju mashtrojnë për të besuar atë që ata duan dhe ju as nuk do ta kuptoni kur të ndodhë. Ata do të ushqejnë mendjen tuaj me mendimet e tyre dhe do t’ju bëjnë të besoni se ato janë tuajat.

I pamëshirshëm

Një akrep nuk do t’ju falë kurrë nëse i keni shkaktuar dëme serioze. Sado që të përpiqeni, ata mund të bëhen një nga njerëzit më të pamëshirshëm, nëse shtyhen deri në atë kufi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit