Njihet si “zonja e drogës”, kjo është shqiptarja që ruante 450 kg drogë në Itali

Njihet si “zonja e drogës”, kjo është…

Në Itali, autoritete vendase kanë prangosur një shtetase 36-vjeçare, me origjinë nga Shqipëria e identifikuar si Jona Mullaraj. Sipas milano.corriere.it, ajo cilësohet se “zonja e drogës”, teksa është arrestuar pasi ruante rreth 450 kilogramë drogë. Arrestimi i shqiptares, bëhet me dije se ka ardhur pasi është tradhtuar nga bashkëpunëtori i saj 45-vjeçar, i cili ka lajmëruar policinë.

Ndërkohë vlen të theksohet se shqiptarja përpara se të arrestohej, punonte në fushën e ndërtimit dhe njihej si një përkrahëse e partisë “Lega Nord”. Gjithashtu Mullaraj, është një fanse e zjarrtë e Matteo Salvini, ndërsa këtë e shfaq edhe përmes fotove të postuara në rrjetet sociale. Mullaraj ishte dhe skeptike ndaj vaksinës COVID-19.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit