Njihuni me fisin ku burri me barkun më të madh është padyshim më i bukuri

Njihuni me fisin ku burri me barkun…

Meshkujt me muskuj dhe palestruar mund të jenë të pëlqyer në shumë vende të botës, por për fisin Bodi të Etiopisë funksionon ndryshe. Mashkulli me barkun më të madh është padyshim më i miri. 

Fisi, i cili jeton në një vend të largët të luginës Omo të Etiopisë, është shtëpia e një rituali të pazakontë ku të rinjtë pijnë gjakun dhe qumështin e lopës në një përpjekje për t’u cilësuar si njeriu më i trashë.

Gjashtë muaj pas fillimit të regjimit, burrat dalin për të treguar fizikun e tyre dhe zgjidhet një fitues. Njeriu i shëndoshë kampion më pas vlerësohet si hero për pjesën tjetër të jetës së tij. Rituali Ka’el dhe mënyra tradicionale e jetesës së Bodit janë nën kërcënim nga qeveria etiopiane, e cila planifikon të rivendosë 300,000 njerëz nga i gjithë vendi në tokat e tyre. Tani për tani, fisi vazhdon si gjithmonë, dhe ende feston Ka’el në stilin tradicional çdo qershor.

Konkursi fillon gjashtë muaj para ceremonisë. Çdo familje lejohet të paraqesë për sfidën një burrë të pamartuar, i cili pasi zgjidhet, tërhiqet në kasollen e tij dhe nuk duhet të lëvizë ose të kryejë marrëdhënie seksuale për këto 6 muaj. 

Ushqimi i tyre është një përzjerje e gjakut të lopës dhe qumështit, që u shërbehet burrave rregullisht nga gratë e fshatit. “Lopët janë të shenjta për fisin Bodi, kështu që ato nuk vriten”, shpjegon Lafforgue. Gjaku merret duke bërë një vrimë në venë me shtizë ose sëpatë dhe më pas e mbyllin me baltë.

Për shkak të temperaturave përvëluese, burrat duhet të pinë një tas prej dy litrash me gjak dhe qumësht përpara se të mpikset, por siç zbulon Lafforgue, jo të gjithë mund ta përballojnë pirjen me kaq shumë shpejtësi.

Burrat e shëndoshë pinë qumësht dhe gjak gjatë gjithë ditës. Tasi i parë me gjak pihet në lindjen e diellit. Vendi pushtohet nga mizat dhe burri duhet ta pijë shpejt para se të mpikset, por disa nuk mund ta pijnë të gjithin dhe e vjellin”, tha ai. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit