Njihuni me Altin Petre, kryepirati që grabiti Digitalbin

Njihuni me Altin Petre, kryepirati që grabiti…

Në Digitalb ka patur një periudhë, që quhej ajo e Alban Jahos, dikur drejtor i Antipiraterisë në këtë kompani. Megjithëse supozohej që të sigurohej që posti që kishte të ndalonte çdo platformë pirate të lulëzonte në kurriz të Digitalb, gjatë kësaj periudhe ndohi krejtësisht e kundërta.

Mbi 120 platforma pirate u krijuan në këtë periudhë dhe Jaho së bashku me Altin Petren, bënë një sy qorr, metaforikisht ”si piratë”, përballë shfrytëzimit dhe vjedhjes që po i bëhej Digitalb. Paketa e Digitalb piraterohej nëpërmjet pajisjeve Dreambox me anë të një skeme të pastër. Paketa shitej 20-30% më lirë sesa çmimi zyrtar i Digitalb, tek abonentët. Sipas burimeve, Altin Petre ndante me Alban Jahon pagesat mujore që merrte nga çdo kompani private. Buxheti i kësaj vjedhjeje mund të ketë kapur disa mijë euro fitime në muaj, raporton Gazeta Atdheu.

Mjaftonte të bëje një kërkim të thjesht në Google me togfjalëshin “kabllor” dhe në rezultatet e kërkimit të dilnin qindra kompani që pirateronin Digitalb, edhe sot e kësaj dite në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Më skandalozja ishte kur edhe Drejtori i Burgut të Lushnjes, Judmir Shurdhi hapi kabllori me emrin ”Judi” në Lushnje. Këto skema bëheshin të gjitha në sy të anti-piratit Altin Petre. Pasi skandali u zbulua, Shurdhi u shkarkua nga posti i drejtorit të burgut Lushnje, po ndërkohë ai vazhdon të pira tojë sinjalin e DIGITALB dhe ta shesë atë tek qytetarët nëpërmjet kompanisë së tij “Judi”.

Dita-ditës, Digitalb po i bëj vjedhje dhe shkatërrim i hapur ndërsa Petre mbyllte sytë para këtyre skemave. Megjithatë, ky ishte vetëm fillimi, pasi me ndihmën e Aleksandër Frangajt, ai u vendos në krye të Digitalb për ta zhvatur e rrënuar. Ekzistojnë prova se si Petre me anë të disa kontratave abuzime ka përfituar për vete, e për t’i shërbyer dyshes mafioze Frangaj-Jaho, por le t’i marrim të gjitha me radhë për t’i publikuar në vijim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit