Njihuni me Jovan Bojdanin, oligarkun që ka ngrënë brutalisht paratë e shqiptarëve dhe ecën i lirë

Njihuni me Jovan Bojdanin, oligarkun që ka…

Nëse jeni mësuar se emrat e përhershëm të oligarkëve të Shëndetësisë abuzuesve më të mëdhenj një Buxhetit të Shtetit, sot do t’ju tregojmë një rast nga i cili edhe nëse jeni vetë i fushës, do mbeteni gojë-hapur. Pikërisht kështu, pasi, zotëruesit e kompanisë që “ha” nga të gjitha anët e Buxhetit të Shtetit, jo vetëm në Sektorin e Shëndetësisë, kanë një bilanc të frikshëm përfitimi të parave publike kushedi me çfarë lidhjesh me qeverinë. Bëhet fjalë pikërisht për BNT Electronics në pronësi 50-50 të Jovan Bojdanit dhe Leonard Terpos, kompani që thuhet se ka lidhje me të dyja partitë që bashkëqeverisin në politikë, pas syrit të popullit.

JOVAN BOJDANI

Do thoni ju, se cila është arsyeja që përpos shumë të tjerëve që janë për t’u trajtuar si rast, kemi zgjedhur pikërisht këta oligarkë të Shëndetësisë…?! Arsyeja është e thjeshtë dhe është pikërisht fakti sepse të veçantë janë ata përfitues të Fondeve Publike që mbi 2/3 e procedurave të prokurimeve publike t’i kenë në shkelje me ligjin e Prokurimeve dhe të jenë ende jashtë hekurave të burgut.

62 nga 92 tendera me vlerë 2.7 MLD Lekë pa TVSH në këtë sektor, ortakët Bogdani-Terpo i kanë përfituar duke thyer ligjin, pra para të papastra me favorizime dhe afera korruptive-klienteliste. Për këtë klient të parapreferuar të Enkel Jotit, i cili është ai që i ka dhënë numrin më të madh të tenderave të QSUT, është zbatuar parimi pak e shpesh. Tendera me vlerë të lartë të shënuar me FLAMUR TË KUQ mund të përmendim dy tendera me objekt “Mirëmbajtjeje”, me vlerë së bashku rreth 500 MLN Lekë pa TVSH, duke e shpallur fitues si konkurrent të vetëm në garë. Kryesisht shkeljet e kësaj kompanie citohen për këtë motiv dhe për Skualifikim të të gjithë Operatorëve Konkurrues përveç Fituesit.


Nëse do i hedhim një analizës bazike të tenderave të Shëndetësisë së Bojdanit dhe Terpos, shohim se 86.6% të tyre i ka përfituar si Operator Ekonomik i vetëm në garë dhe 16.3% me Lidhje Kontrate + Shtesë. Nëse ende nuk jeni të bindur, një analizë më të detajuar të të gjitha procedurave publike ku Bojdani dhe ortaku i tij Leonard Terpo kanë marrë pjesë, do të mund t’i lexoni në artikujt tanë në vijim, ‘ushqim’ për SPAK dhe për çdo institucion tjetër shqiptar të aftë të hetojë lidhjet klienteliste qeveri-oligarkë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit