Njihuni me modelen që fiton 60 mijë dollarë në muaj duke tymosur kanabis

Njihuni me modelen që fiton 60 mijë…

Tymos kanabis dhe poston pamjet në Instagram. Është kjo puna që bën një vajzë e re, e cila fiton 60 mijë dollarë në muaj.

Bëhet fjalë për modelen amerikane me emrin Sewkey, siç identifikohet në rrjetet sociale. Ajo shfaqet e veshur me rroba seksi, ndërkohë që tymos kanabis.

29-vjeçarja me banim në Los Angeles, e tregoi historinë e saj në mediat amerikane. Nga kameriere, në modele kanabisi, i cili është i legalizuar në California.

Me rreth 300 mijë ndjekës në Instagram, ajo është e sponsorizuar nga Raw Rolling Papers, për promovimin e tymosjes së kanabisit.

“E dua tymosjen e kanabisit dhe ëndërroj që të kem një markë timen. Kam shumë ndjekës, por shpresoj që të rritem më shumë. Një admirues më dërgoi një çantë me 24 mijë dollarë brenda. Jeta ime tani është fantastike dhe ëndrrat e mia u realizuan në mënyrë të ndershme”, shprehet ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit