Njihuni me njeriun e parë në botë që jeton pa zemër

Njihuni me njeriun e parë në botë…

Tingëllon e pamundur dhe e çuditshme, por ekziston një person në botë i cili jeton edhe pse zemra e tij nuk pulson. Ky zbulim i jashtëzakonshëm mjekësor është bërë nga dy mjekë në Institutin e Zemrës në Teksas. Ata  implantuan një pajisje novator tek një pacient i quajtur Craig Lewis, duke i mundësuar atij të mbijetonte pa puls.

Lewis, i cili po përballej me një sëmundje të rëndë të zemrës, iu nënshtrua një procedure në të cilën zemra e tij u hoq dhe u zëvendësua me një pajisje revolucionare “rrjedhje të vazhdueshme”.

Kjo teknologji pioniere, e cila më parë iu nënshtrua testeve të kufizuara, përdor tehe për të çuar gjakun në të gjithë trupin, duke përmbushur në mënyrë efektive rolin e një zemre tradicionale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit