Njihuni me parashikimin e motit për këtë javë

Njihuni me parashikimin e motit për këtë…

Java që presim përpara na ka rezervuar më në fund mot vetëm me diell si dhe temperatura vere për adhuruesit e plazhit dhe për ata të cilat kanë filluar tashmë pushimet.

Në këtë mënyrë siç u theksua dhe më lart moti përgjatë gjithë javës (nga e Hëna deri të Premten) do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin dhe orë të tëra me diell.

Përjashtim të lehtë do të bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje të territorit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në formë pikash.

E vetmja gjë tjetër që mbetet për tu theksuar është se dita e Hënë dhe ajo e Martë do të kenë erë relativisht intensive nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-20m-s.

Po kështu edhe dita e Premte do të ketë të njejtën karakteristikë sa i përket elementit të erës ndrësa për ditët e tjera era do të fryjë kryesisht e qetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit