Njihuni me parashikimin e motit sot

Njihuni me parashikimin e motit sot

Masat e qëndrueshme dhe të nxehta që kanë hyrë në qarkullim në vend, kanë bërë që vlera më e lartë të regjistrohet në Elbasan me 37°C një ditë më parë.

Këto masa ajrore do të vijojnë të qarkullojnë në vend edhe gjatë ditës së sotme. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 17° deri 33°C
vendet e ulëta 19° deri 37°C
vendet bregdetare 21° deri 34°C

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit