Njihuni me sëmundjet që vijnë nga të ushqyerit keq dhe kujdesi që duhet të tregoni

Njihuni me sëmundjet që vijnë nga të…

Kequshqyerja përkufizohet si një çrregullim që prek ushqyerjen dhe ka të bëjë me një shqetësim serioz shëndetësor. Ky çrregullim ndahet në dy kategori: ushqyerja e pakët dhe e tepërt. Ushqyerja e pakët ka të bëjë me sasi të kufizuara ushqyesish, përthithje e dobët e tyre ose humbje e madhe e tyre.

Kequshqyerja që lidhet me sëmundjet mund të ndodhë tek pacientët që janë nën ose mbipeshë apo obezë. Ky problem mund të nxisë një reagim inflamator që ndikon tek oreksi, metabolizmi, tretja, gëlltitja, përtypja e të tjerë. Për pasojë, sasia e pakët e ushqyesve ndikon tek imuniteti duke i çelur rrugën sëmundjeve dhe infeksioneve.

Sëmundjet Kronike Dhe Kequshqyerja


Njerëzit e prekur nga sëmundjet kronike të veshkave janë më të rrezikuar nga kequshqyerja. Në shumë raste ata vuajnë nga rënia e oreksit, problem me tretjen dhe kanë vështirësi në përtypje dhe gëlltitje. Ata nuk i gëzohen dot ushqimit dhe nuk e shijojnë atë. Pacientët që kryejnë dializën kanë nevoja më të mëdha për kalori dhe proteinë, në të kundërt, trupi përdor depozitat muskulare si burim proteinash. Kjo do të shkaktojë dobësim të muskujve dhe rënie nga pesha. Rrjedhimisht, rimëkëmbja dhe shërimi nga sëmundjet bëhet më i vështirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit