
Ditën e sotme, ka tërhqeur jo pak vëmendjen makinat luksoze të presidentit të Turqisë Reyep Taip Erdogan. Pak para se ai të zbriste në Rinas, kanë mbërritur dy makinat luksoze të tipit “Mercedes-Maybach” S600, version “Pullman Guard”, të cilat janë të blinduara dhe shoqërojnë liderin turk në të gjitha vizitat e tij brenda dhe jashtë vendit.
Makina është versioni më i avancuar i “Mercedesit” dhe kushton jo pak por rreth 1.6 milion euro dhe përdoret po ashtu nga diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Erdogan lëviz me një makinë të blinduar dhe rezistente ndaj të gjitha sulmeve me armë zjarri. “Mercedesi” është i veshur nga një fletë çeliku 13 cm të trashë. Po ashtu, kjo makinë është e izoluar tërësisht nga ambienti i jashtëm me qëllim parandalimin e çdo sulmi me armë kimike apo biologjike.
Presidenca turke bleu tre makina të tilla para dy vitesh duke shkaktuar reagime të shumta në vend si pasojë e kostos së lartë.

