Njoftimi i rëndësishëm për shqiptarët që duan të udhëtojnë për në Greqi| U vendosen disa kushte

Njoftimi i rëndësishëm për shqiptarët që duan…

Ambasada greke në Tiranë ka shpjeguar për të gjithë shqiptarët vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë sa u përket kushteve të futjes së shtetasve të huaj në Greqi.

Në njoftimin e saj, ambasada shpjegon se duke filluar nga data 19 dhjetor deri më datë 10 janar, çdokush që do të futet në Greqi, qoftë i vaksinuar apo jo, duhet të ketë me vete një test negativ PCR brenda 72 orësh ose një rapid test të bërë brenda 48 orëve.

Njoftimi i ambasadës greke në Tiranë

“Nga data 19 dhjetor 2021 ora 06.00 deri më 10 janar 2022 dhe ora 06.00, hyrja e shtetasve shqiptarë në territorin grek do të bëhet VETËM.

me PCR negative brenda 72 orësh ose me një test të shpejtë negativ brenda 24 orëve. Masa vlen për të rriturit dhe adoleshentët mbi pesë (5) vjeç, duke përjashtuar vaksinimin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit