Njoftimi i rëndësishëm për ata që udhëtojnë drejt Italisë: Lejohet vetëm kjo màskë në aeroport! Llojet e tjera 'ju djégin'

Njoftimi i rëndësishëm për ata që udhëtojnë…

Aeroporti i Tiranës ka bërë një njoftim të ri së fundmi, për udhëtarët që shkojnë drejt Italisë.

Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil Italian, ka njoftuar autoritetet shqiptare, se do lejohen të kalojnë vetëm personat që mbajnë màska kirurgjikale në fytyrë.

Në rast se mund të keni màska të bëra vetë me copa pëlhurash, apo një lloj tjetër, mund të mos ju lejojnë të kaloni për të hipur në avion.

Ndërkohë, Italia kërkon që të jeni të pajisur edhe me formular me dy kopje, që njërën ta dorëzoni në momentin e check-in, dhe tjetrin në momentin që mbërrini.

NJOFTIMI NGA TIA

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Itali????

Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil Italian ka përcjellë këto dy kërkesa për pasagjerët që udhëtojnë nga Shqipëria, me qëllim që procesi i kalimit të udhëtarëve nëpër aeroporte të lehtësohet :

?Çdo pasagjer që udhëton drejt Italisë duhet të jetë i pajisur vetëm me màskë kirurgjikale. Pasagjerët që përdorin lloje të tjera të màskave, mund të mos lejohen të hipin ne bordin e avionit.

?Dy kopje të Formularëve të vetëdeklarimit duhet të printohen dhe të plotësohen paraprakisht. Njëra kopje duhet të dorëzohet në momentin e check-in (te pranimit të biletës) dhe kopja tjeter duhet të dorëzohet tek autoritetet lokale italiane në destinacionin e mbërritjes. Plotësimi i formularit para udhëtimit ndihmon në minimizimin e qëndrimit për një kohë të gjatë në radhë gjatë procesit të kontrollit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit