Njoftimi zyrtar/ Greqia vijon të mbajë mbyllur kufirin për shqiptarët deri në 15 gusht

Njoftimi zyrtar/ Greqia vijon të mbajë mbyllur…

Ditën e sotme, Ambasada e Greqisë në Tiranë, ka njoftuar zyrtarisht për zgjatjen e masave për ndalimin e shqiptarëve për të kaluar kufirin.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, njoftohet se deri në datën 15 gusht është e ndaluar hyrja në Greqi, përveç atyre me leje qëndrimi.

Ndërkohë, fluturimet do të ndalohen deri në datën 17 gusht.

Ky vendim është marrë në datën 30 korrik.

Ky ishte një shtyrje e bllokimit të kufirit, pasi edhe gjatë korrikut Greqia nuk e hapi kufirin me Shqipërinë për turizëm.

‘Në bazë të Vendimit me Nr. Δ1α/Γ.Π.οικ. 48292 (ΦΕΚ Β? 3133/30.07.2020), masat e ndalimit të hyrjes nga Shqipëria në Greqi, shtyhen deri më date 15 gusht 2020.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit