Njoftojnë botën se janë lezbike! Miss Argjentina dhe Miss Puerto Rico martohen

Njoftojnë botën se janë lezbike! Miss Argjentina…

Miss Argjentina dhe Miss Puerto Rico kanë njoftuar se janë martuar në fshehtësi pasi kanë qenë në një lidhje ‘sekrete’ për dy vjet.

Mariana Varela, 26 vjeç nga Argjentina dhe Fabiola Valentín, 22 vjeç nga Puerto Rico, u takuan për herë të parë në vitin 2020 kur përfaqësonin shtetet e tyre në konkursin Miss Grand International.

Përpara se të ndanin lajmin e tyre surprizë në Instagram, të sapomartuarat të cilat nuk e konfirmuan kurrë se ishin në lidhje flisnin vetëm për ‘miqësinë’ e tyre në mediat sociale.

Duke njoftuar se kishin ndërruar unazat, të dyja modelet ndanë të njëjtën video me ndjekësit e tyre në Instagram.

Në videon 30 sekondëshe, çifti filloi duke ndarë fragmente nga udhëtimet e tyre duke përfshirë një video të tyre duke u përqafuar në plazhin Jobos në Puerto Riko dhe duke shijuar një shëtitje romantike me varkë në Meksikë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit