“Njolloset” vepra e Van Gogh në Londër, arrestohen aktivistët që i hodhën salcë domatesh

“Njolloset” vepra e Van Gogh në Londër,…

“The Sunflowers”, vepra e Vincent Van Gogh e ekspozuar në Londër në Galerinë Kombëtare, u njollos nga një grup ekologësh.

Aktivistët që janë të përfshirë në protestën kundër naftës “Just Stop Oil”, hodhën një salcë domatesh në pikturë.

Pasi ka hedhur lëngun njëra nga aktivistet ka bërtitur: “Çfarë ju intereson më shumë? Arti apo jeta? Ju intereson më shumë të mbroni një pikturë apo një planet?”.

Policia ka arrestuar dy aktivistet, ndërsa pamjet e publikuara tregojnë dy vajza të reja, të cilat hynë së bashku në muze me bluza të bardha me mbishkrimin “Just Stop Oil”.

Sunflowers”, është një nga 5 versionet e pikturuara nga artisti holandez dhe ka një vlerë prej 80 milionë eurosh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit