Noah vdiq në kopshtin privat të Fierit, edukatorja e 3-vjeçarit del para gjykatës

Noah vdiq në kopshtin privat të Fierit,…

Para pak ditësh u regjistrua një ngjarje tragjike në një kopsht privat në Fier, teksa ndërroi jetë një fëmijë 3-vjeç. Viktima e mitur e identifikuar si Noah Kodheli ndërroi jetë në kopshtin privat “Flatrat e Dijes” në Fier. I mituri ishte dërguar në kopsht nga babai i tij, teksa nëna ishte lajmëruar për vdekjen e të miturit. Sipas mjekut, fëmija kishte shkuar në spital pa shenja jete. Ndërkohë sot, Redina Binjaku, edukatorja 27-vjeçare në kopshtin privat pritet të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Sipas bluve, i mituri ka humbur jetën aksidentalisht në një kohë kur do duhet të ishte në mbikëqyrjen e edukatores, lidhur me këtë ngjarja Binjaku u arrestua nga policia.

Ndërkohë në dëshminë e saj, edukatorja ka rrëfyer se kishte një marrëdhënie shumë të mirë e shumë të dashur me fëmijën i cili ishte shumë i dashur dhe i shkathët. Ndërkohë ditën e premte kur ora po shkonte 13:00 dhe babai do shkonte të merrte 3-vjeçarin, edukatorja e ka veshur Noah-n dhe e ka lënë në korridor dhe më pas ka shkuar tek një fëmijë tjetër i cili ka nisur të qajë. Pasi ka qetësuar fëmijën që po qante, Redina Binjaku është kthyer te fëmija i vogël e ka gjetur atë të varur tek varësja ku fëmijët linin xhupat dhe çantat.

Sipas edukatores, fëmija ka hipur në pjesën ku lihen këpucët dhe ka tentuar të marrë vetë çantën, por ka rrëshqitur duke i ngecur kapuçi në varëse, gjë që i shkaktoi mbytjen dhe ka bërë që të ndërrojë jetë. Ndërkohë pas vdekjes së të miturit policia ka shkua në vendin e ngjarjes, teksa pas konstatimit të trupit të pajetë të Noah, nuk është gjetur asnjë shenjë tjetër përveç asaj në qafë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit