Noizy 'ble' lirinë për 50 milion lekë, Stresi vazhdon i fshihet policisë

Noizy ‘ble’ lirinë për 50 milion lekë,…

Vetëm 9 ditë ka qenë ndëshkimi që ka marrë reperi Rigels Rajku, ose ndryshe Noizy për dhunën barbare ndaj personazhit të TikTok Medi Isenit dhe mikut të tij në një diskotekë në Pejë.

Edhe pse Kosova e kërkon për ta gjykuar dhe dënuar për ngjarjen që shkaktoi, gjykata e Durrësit ka marrë vendimin sot për ta liruar Noizyn. Kjo pasi reperi ka vendosur garancinë pasurore 50 milion lekë të vjetra.

Noizy u arrestua në datën 7 gusht në zonën e Shëngjinit, i akuzuar për plagosje të rëndë me dashje. Miku i Erion Veliajt dhe Edi Ramës prej të cilëve shpesh merr para për koncerte, duket se e ka gjetur gjuhën e përbashkët dhe me gjyqtarët e Durrësit të cilët i dhanë lirinë.

Nga ana tjetër reperi Arkimed Lushaj, pra Stresi vazhdon t’i fshihet policisë dhe të mos dorëzohet edhe pse është i shpallur në kërkim!

Medi Iseni me anë të një video në rrjetet sociale tregoi dëmtimet që kishte marrë nga dhuna e reperëve që promovohen si shembull për të rinjtë. Ai e quajti Stresin si ‘besëprerë’, duke ngritur pretendime se ishte ai që e futi në kurth duke e ftuar në prapaskenat e klubit ku ndodhi krimi.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit