Noizy denoncon Klevion “Më jep gjendje ankthi”, reperi ndalohet në Rinas

Noizy denoncon Klevion “Më jep gjendje ankthi”,…

Cllevio Serbiano (Kleviol Ahmeti) është vënë në pranga këtë të dielë, pasi është akuzuar nga reperi Rigels Rajku (Noizy) se e ka  përndjekur dhe kërcënuar me jetë.

Klevio më ka shkaktuar ankth dhe frikë. Më ka përndjekur. Duhet ta ndaloni’, është shprehur Noizy në denoncim.

Mësohet se kallëzimi penal ndaj Klevios është bërë më 13 prill nga shtetasi Rigel Rajku dhe Bashkim Rajku.

Sipas kallëzimit, Ahmeti i ka shkaktuar “një gjendje të rëndë ankthi dhe frike të vazhdueshme, me kërcënimet që i ka bërë në rrjetin e tij social Tik-Tok, ku është shprehur se do ta vrasë dhe do ta shkatërrojë” etj.

Ahmeti rezulton me precedentë penal, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit