Noizy lajmëron policinë: Më hodhën kapsollë në tarracën e lokalit

Noizy lajmëron policinë: Më hodhën kapsollë në…

Këtë të hënë, një shpërthim që është regjistruar në tarracën e lokalit të tij “Zins” në Durrës, ka alarmuar reperin Noizy. Rigels Rajku sapo ka dëgjuar zhurmë ka njoftuar menjëherë policinë e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Efektivët pasi kanë arritur në lokalin e reperit kanë konstatuar se shpërthimi është shkaktuar nga kapsollat. Kapsolla është hedhur në lokalin pranë Currilave ‘Zins’, në pronësi të Noizyt, të cilit më parë i kanë vënë flakën dy herë.

Nuk janë shkaktuar dëme materiale nga ngjarja, por policia ka nisur hetimet për të kapur dhe vënë para drejtësisë autorin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit