Noizy së shpejti me një bashkëpunim surprizë (FOTO)

Noizy së shpejti me një bashkëpunim surprizë…

Konfirmohet se rreperi i famshëm Noizy do të publikojë një këngë së bashku me këngëtaren shumë të dashur për publikun Dhurata Dorën.

Këtë gjë rreperi e ka pohuar mbrëmjen e djeshme në emisioni NIN të moderatorit Alaudin Hamiti. Ai në këtë intervistë foli për karrierën e tij, bashkëpunimet, sukseset, pròblemet , gríndjet që ka pasur me grupet rívale dhe për jetën e tij personale dhe familjare.

Të dy këngëtarët janë përfolur shpesh nga mediat për një bashképunim të mundshëm dhe kjo gjë më në fund do të bëhet realitet për fansat e tyre.
Ato kanë qenë shumë aktivë këtë verë me koncerte, kanë publikuar këngë të reja që kanë rezultuar shumë të sukéssshme dhe janë bërë hite verore.

Ndër hitet e publikuar nga këngëtarja Dhurata Dora mund të përmendim dy bashkëpunimet me Azetin “Fajet” , “Xhep Remix” dhe solon me titull “Ferrari”.

Gjithashtu dhe Noizy “e pushtoi” publikun shqiptarë duke publikuar videoklipin “Adrenalina”, bashkëpunim ky me rreperin e ri shumë të talentuar Mato Lale. Ai më pas bëri super bashkëpunimin ndërkombëtar me dy reperët e njohur Gzuz dhe Dutchavelli, të titulluar “All dem talk”, një bashkpunim që rezultoi sukses i vërtetë.

Noizy publikoi solot “Digital Love” dhe “Party turn up”, bashkëpunimet e rrallës për vitin 2020 me rreperin tetovar S4MM dhe me artistët ndërkombëtar Dappy dhe Ay Em, këngë këto që u pëlqyen shumë nga fansat e tij dhe publiku shqiptar.FOTO/ Dhurata Dora dhe Noizy gati për një projek - Syri Kosova | Lajmi i  fundit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit