Nora Malaj mesazh për prindërit: Kaloni më shumë kohë me fëmijët dhe jo në rrjetet sociale

Nora Malaj mesazh për prindërit: Kaloni më…

Sipas ish zëvendës ministres së Arsimit, prindërit e rinj duhet të merren me edukimin e fëmijëve, të luajnë me ta dhe jo t’i kanosin fëmijëve rrezikun që jep teknologjia.

“Prindërit kush shkojnë në plazh me fëmijët e kanë mendjen tek rrjetet sociale dhe jo të luajnë me fëmijën sepse në moshë të hershme fëmija ka nevojë për shembullin e prindit apo lojrat me ta.

Ata futen në atë botën virtuale dhe kërkojnë të imitojnë atë që shohin, ato që reklamohen. Nuk është kënaqësia më e madhe të kesh një çantë firmato, apo veshje të shtrenjta. Kënaqësia e një familje është të shohësh një shfaqje ku mëson diçka, të kalosh kohë të mirë me fëmijët. Ndërsa të rinjtë, të marrin avionin dhe të përballen me realitetin jashtë, të vizitojnë vendet e bukura dhe historike të mësojnë e shohin atë që nuk e lexuan dot. Atë që nuk ua thanë dot prindërit sepse ishin të zënë duke parë Big Brother-in.

“Problemi është se ne nuk bëjmë jetë sociale, ulemi përpara televizorit me orë të tëra dhe shohim eksperimentet sociale, me atë të emisioneve të ndryshme dhe qëndrojmë me orë të tëra aty dhe bëjmë tifozeri sepse gjejmë të ngjashmin tonë, gjejmë të njëjtin fjalor që përdorim.

Sa i takon familjes Nora Majaj tha se një ndikim të madh në devijimin e edukimit të fëmijëve dhe të rinjve ka luajtur edhe  teknologjia.

“Gjithçka është kthyer në teknologji dhe njeriu po shikohet si një  mekanizëm dhe jo si një qenie sociale, ku i jepet ai informacione dhe i duhuri dhe i pa duhuri. Por duke qenë se truri është shumë i lodhur dhe prandaj thuhet që 1 nga bazat kryesore të stresit është që ti nuk duhet të heqësh dorë nga përdorimi u telefonit gjithë kohën, nga kompjuteri, nga mendimi i keq, nga energjia e keqe. Keni dëgjuar njerëz të thonë unë nuk mundem, unë nuk e bëj dot, nuk dua, nuk është puna ime, më lë rehat?

Këto janë fjalët e njeriut që është i stresuar dhe nuk di të menaxhojë jetën e tij, duke mos menaxhuar jetën e tij e ka të pamundur të shkojnë në standardin e asaj që ai kërkon dhe të plotësojë nevojat në familje”-tha ajo./ TVA NEWS

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit